Një ish-sulmues i Realit të Madridit është kundër golit të anulluar të Bajernit: I pakuptimtë vendimi i arbitrit

Përballja e mbrëmshme mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut përfundoi me polemika të mëdha. De Ligti shënoi golin e barazimit në minutat e fundit, por gjyqtari anësor kishte ngritur flamurin përpara kohe dhe kryesori i takimit ishte rënë ndërkohë bilbilit.

Një veprim i nxituar prej trupës gjykuese, që binte ndesh me rregulloren e UEFA-s. Këtë e ka pranuar edhe një ish-futbollist i Realit të Madridit. Rafel Van der Varti ka mbetur i befasuar nga vendimi i arbitrit, duke e cilësuar si të pakuptimtë sjelljen e tij.

“Arbitri i fryu bilbilit shumë shpejt! Kjo nuk kishte asnjë kuptim”, ka deklaruar Rafael Van der Varti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/