Në dekadat e fundit futbolli profesionist është bërë një realitet edhe për futbollin e femrave. Sot me miliona vajza në të gjithë botën e praktikojnë rregullisht këtë sport, ndërsa më të zonjat prej tyre ia kanë dalë të bëjnë realitet ëndrrën e të qenit një futbolliste profesioniste.
Një prej tyre Daniele van de Donk po shijon një moment të shkurtër fame, pasi një video e saj duke bërë dy driblime që të lënë pa djalë po merr me miliona klikime në internet. Veprimet e holandezes na kujtojnë edhe njëherë se diferencat në anën taktike midis futbollit të meshkujve dhe të femrave janë shumë të vogla, e njëjta gjë nuk vlen në aspektin taktik.