Klubi i Romës ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar finalen e Ligës së Konferencës. I gjithë ekipi ka vizituar pak më parë stadiumin ku do të luhet mbrëmjen e nesërme përballja me Fejnordin. Murinjo së bashku me lojtarët dhe stafin e tij kanë shkelur në fushën e “Air Albania”-s, për të parë nga afër impiantin që pret finalen e parë në historinë e Ligës së Konferencës. Vetë klubi romak ka shpërndarë një video nga brenda stadiumit, duke u treguar tifozëve të tij pamje nga vendi ku do të zhvillohet ndeshja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? L’Arena Kombetare attende i giallorossi ????#UECLfinal pic.twitter.com/VbOBhJo0Bt
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 24, 2022