VIDEO/ Roma gjunjëzohet nga “uragani“ Lazio pa Kumbullën, Ibanez gabon në dy golat e bardhekaltërve

0

Lazio nuk lë vend aspak për dyshim, teksa mposht në derbi Romën me rezultatin 3-0. Imobile dhe Luis Alberto 2 herë gjunjëzuan totalisht skuadrën e drejtuar nga Fonscesca, e cila u gjend e pafuqishme të përballonte “uraganin” Lazio. Siç ndodh gjithmonë në këtë sfidë, kjo ndeshje ishte mjaft e ashpër, ku arbitri italian Orsato ndëshkoi 7 lojtarë me kartonin e verdhë.

Gjithashtu kjo ishte një natë e pafatë për shqiptarët, ku asnjëri prej Tomas Strakoshës, Vedat Muriqit dhe Marash Kumbullës nuk arriti të luajë titullar përgjatë takimit. Veçanërisht mungesa e Kumbullës në repartin e mbrojtjes ishte fatale për skuadrën e Romës, pasi mbrojtësi brazilian Ibanez gaboi dy herë, të cilat rezultuan në gol për skuadrën e Lazios.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Roma mbetet në vendin e 3-të, por rrezikohet nga Juventusi që ndodhet vetëm 1 pikë më pak në vendin e katërt./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.