Portieri i Borusia Dortmundit, Roman Burki, është një nga më të mirët në rolin e tij në kampionatin gjerman të futbollit. Pjesë e verdhezinjve që nga sezoni 2015/16, zvicerani ka qenë një nga lojtarët më stabël të skuadrës dhe ka ofruar garanci mes shtyllave.
Burki ka zhvilluar plot 183 ndeshje me Dortmundin deri më tani në të gjitha kompeticionet dhe në çdo takim, duket se ka një ritual të veçantë para fillimit të ndeshjes.
Burki nuk e nis sfidën pa prekur topin gjatë hedhjes së monedhës mes kapitenëve. Ky ritual është vënë re dhe nga faqja zyrtare e Bundesligës në Facebook, që i ka bërë një video portierit zviceran.