VIDEO/ Rikthehet Bajrami i dikurshëm! Tre pikët vijnë nga këmbët e tij, gol dhe asist në fitoren me përmbysje

Më në fund duket se është rikthyer Bajrami i dikurshëm. Ulje-ngritjet e këtij fillimi të sezonit janë hedhur pas krahëve dhe talenti shqiptar po kthehet të bëjë përsëri atë që bënte një sezon më parë me Empolin. Mesfushori 22-vjeçar ka qenë protagonist i padiskutueshëm në ndeshjen e sotme kundër Udinezes, ku tre pikët kanë ardhur pikërisht prej këmbëve të tij.

Empoli triumfoi me rezultatin 3-1 kundër bardhezinjve dhe në dy golat e fundit ka lënë shenjën e tij edhe Bajrami. Në minutën e 59 lojtari shqiptar tund rrjetën në Udinezes për të përmbysur rezultatin në 2-1, ndërsa në minutën e 78 jep një asist për Pinamontin, që vulos përfundimisht fitoren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online