Një mbrëmje e vështirë ka për të qenë kjo për ekipin e Shkëndijës dhe diçka e tillë ështa parë qartë që në minutat e para të ndeshjes. Një kundërshtar si Totenhemi mund të trembë çdo lloj skuadre, teksa zotëron lojtarë dhe kualitet të jashtëzakonshëm. Nëse në Tetovë shpresonin për mrekulli, ekipi i Murinjos i ka zbritur me këmbë në tokë dhe ka treguar potencialin e madh të tij që pa filluar mirë takimi.
Vetëm 4 minuta kanë rezistuar kuqezinjtë e Ernest Gjokës, teksa Lamela ka ndëshkuar portën e Shkëndijës me një diagonale nga brenda zone. Një asist mjaft i bukur nga Son është shfrytëzuar më së miri nga lojtari i Spërsave, duke mos falur aspak që në minutat e para të përballjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/