Zyrtare/ Një tjetër shqiptar i bashkohet Çepeles, lotari i Kombëtares U17 firmos për 3 vite me Interin

Ramen Çepele nuk do të jetë i vetmi shqiptar në radhët e 18-vjeçarëve të Interit, teksa një tjetër bashkëkombas do i bëjë shoqëri te zikaltrit. Është Kristian Dervishi, një prodhim i Akademisë së Atalantës, ai i cili ka firmosur për 3 vitet e ardhshme me klubin e njohur italian. Formula e aplikuar nga Interi është huazim me detyrim blerje, ndërsa që nga dita e nesërme 17-vjeçari do të jetë gati t’i bashkohet ekipit U18 të drejtuar nga Chivu.

Kristian Dervishi është gjithashtu pjesë e Kombëtares kuqezi, teksa mban veshur fanellën e skuadrës U17. Futbollisti shqiptar luan në krahun e majtë të sulmit dhe shihet si një talent me perspektivë të madhe për të ardhmen. Paraqitjet e mira me moshat e Interit mund të sjellin edhe hapin e madh për t’ju bashkuar ekipit A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online