VIDEO/ Rei Manaj shënon edhe me fanellën e Barcelonës, por katalanasit janë si “varkë shpëtimi”

0

Pas golave që ka realizuar me Shqipërinë në përballjet e fundit të Ligës së Kombeve, Rei Manaj ka arritur që të shënojë edhe me fanellën e Barcelonës B. Pikërisht në përballjen e sotme kundër Olot, atje ku katalanasit janë mundur sërish në shifrat 2-1. Në minutën e 10 të takimit Barcelona ka fituar një penallti dhe Rei Manaj e ka shndërruar në gol.

Padyshim që këto realizime po e zhbllokojnë futbollistin kuqezi i cili kishte një ngërç të madh dhe nuk po arrinte që të shënonte përpara portës kundërshtare. Megjithatë Olot e ka përmbysur rezultatin dhe pas një serie negative të rezultateve kanë arritur që të marrin fitoren e parë, duke përdorur Barcelonën si “varkë shpëtimi”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.