VIDEO/ Atalanta me Gjimshitin përulin Liverpulin në shtëpi, kthehet përralla e Champions League

Nëse ndeshjet e para në grupe krijuan një ide se shkëlqimi i Atalantës në Europë ishte thjesht në një sezon, atëherë është mbrëmja e sotme që e hedh poshtë këtë tezë. Përralla e Champions League kthehet përsëri. Bergamaskët kanë marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme, teksa kanë mposhtur me shifrat 0-2 Liverpulin në shtëpinë e tij.

Hera e fundit kur djemtë e Klopit kishin marrë një humbje brenda 90 minutave në “Anfield“ ishte në vitin 2018 nga Çelsi. Sot, 2 vite më pas, është Atalanta që së bashku me Berat Gjimshitin në fushë përulin Liverpulin në tempullin e tij. Ekipi i Gasperinit shkon kështu në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Ajaksi dhe vetëm 2 më pak se Liverpuli, duke e lënë të hapur mundësinë për kualifikim.

Atalanta duket sikur përsërit vetveten në Champions, teksa edhe në sezonin e shkuar e nisi në po të njëjtën mënyrë. Aventura europiane filloi me rezultate negative si ndaj një skuadre të madhe si Mançester Siti ashtu edhe ndaj Dinamos së Zagrebit, por në fund i befasoi të gjithë dhe fitoi zemrat e të gjithë tifozëve duek shkuar shumë larg. Skenari i njëjtë duket se po ndodh edhe këtë sezon, ku pas humbjes së fundit ndaj Liverpulit, shënon kthesën po ndaj të njëjtit ekip./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FTTV20/status/1331710735207059461

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online