Pas golave që ka realizuar me Shqipërinë në përballjet e fundit të Ligës së Kombeve, Rei Manaj ka arritur që të shënojë edhe me fanellën e Barcelonës B. Pikërisht në përballjen e sotme kundër Olot, atje ku katalanasit janë mundur sërish në shifrat 2-1. Në minutën e 10 të takimit Barcelona ka fituar një penallti dhe Rei Manaj e ka shndërruar në gol.
Padyshim që këto realizime po e zhbllokojnë futbollistin kuqezi i cili kishte një ngërç të madh dhe nuk po arrinte që të shënonte përpara portës kundërshtare. Megjithatë Olot e ka përmbysur rezultatin dhe pas një serie negative të rezultateve kanë arritur që të marrin fitoren e parë, duke përdorur Barcelonën si “varkë shpëtimi”. /Sport Ekspres/
But Rey Manaj#BarçaB pic.twitter.com/O9Y0XP9DCR
— Barça Mi amor ?? (@GhaziRekik) November 25, 2020