Interi përfiton nga gabimet e Milanit, duke mposhtur në transfertë Spezian dhe rimerr përkohësisht vendin e parë në kampionat. Zikaltërit e nisën me mjaft vrull sfidën duke u hedhur menjëherë në sulm, megjithatë goli do të vinte vetëm në minutën e 32-të, me anë të Brozoviç. Në të dytën Interi shënoi dhe dy herë të tjera me Perisic në të 73-tën dhe Sanchez në të 94-tën .
Vendasit shkurtuan diferencën në minutën e 88. Golin e vetëm e shënoi Maggiore, por pa arritur asgjë asgjë. Rei Manaj, ish sulmuesi i Interit dhe tashmë i Spezias luajti për 60 minuta. Sulmuesi shqiptar nuk mundi ti shënojë ish-ekipit të tij. Me këtë fitore Interi arrin në kuotën e 69 pikëvë dhe merr kreun e Seria A për momentin, në pritje të takimit Milan-Genoa./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Lautaro Martinez pic.twitter.com/5nGT62lups
— Mankurt (@mankurt55) April 15, 2022