VIDEO/ Rei Manaj i shënon portierit serb që zuri vendin e Etrit Berishës te Torino, sulmuesi shqiptar ishte më i miri i Spezias

Rei Manaj ka shënuar një tjetër gol në Serinë A. Këtë herë shërbeu për statistikat pasi Torino fitoi me shifrat 2-1 ndaj Spezias. Në minutën e fundit, Manaj arriti të fitonte duelin me Djidi dhe ky i fundit u detyrua për t’i shkaktuar penallti. Manaj e mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe kaloi Milinkovic Savic, që këtë herë zuri vendin e Etrit Berishës.

Ndeshja e sulmuesit shqiptar ishte për notë maksimale teksa ishte i vetmi te Spezia që arriti të fitonte shumë duele dhe kur përballë kishte Bremer, një prej mbrojtësve më të mirë të Serisë A në këtë sezon. Sigurisht që problemi kryesor i këtij sulmuesi është njohja e portës, më veçanërisht në aventurat e tij në Itali që kurrë nuk kanë pasur numra positiv. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online