Redon Xhixha ka marrë përsipër detyrën e shënimit të golave te Karabaku. Sulmuesi shqiptar është shndërruar në goleadorin e klubit azer, teksa ka tundur rrjetën për të 5-n herë në këto kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Ish-lojtari i Tiranës ka treguar instikte të forta në zonë, ku menjëherë ka goditur me të majtën e tij dhe pa e parë fare portën ka gjetur rrugën e golit.
Xhixha vendosi baraspeshën në përballjen me Rakov Çestoçovën, në ndeshjen që është e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ndeshja kundër kampionëve të Polonisë është duke e luajtur dhe Karabagu ka ende shanse për të provuar kualifikimin më tej./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Qaraba? [1]-1 Raków Cz?stochowa – Redon Xhixha 60′ | agg. [3]-4
by u/4gjdtokurwa in soccer