Pas një eksperience të dështuar në Madrid, Luka Joviç bën një hap mbrapa dhe kthehet sërish atje ku gjeti shkëlqimin, në radhët e Eintrahtit të Frankfurtit. Mesa duket një klub si Reali ishte shumë i madh për të dhe lojtari serb nuk arriti dot të mbante peshën e asaj fanelle aq të rëndësishme. Por Bundesliga duket të jetë habitati i tij.
Me Frankfurtin sulmuesi e nis përsëri aty ku e la, te seria e golave. Joviç ka luajtur sot ndeshjen e parë me ekipin e tij kundër Shalkes, duke sjellë edhe fitoren. Lojtari serb aktivizohet në fushë në minutën e 62-të dhe vetëm 10 minuta më vonë tund rrjetën për të kaluar Eintrahtin në avantazh, ndërsa në të 91-tën do të vinte edhe goli i dytë personal për të. Joviç shpërthen sërish në Bundesligë, duke dhënë sinjale të qarta për trajnerin Zidan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???? El doblete de Jovic en su reestreno con el @eintracht_esp
— Adrián Riomayor (@adri8pipita) January 17, 2021