VIDEO/ Nuk i ndahet zemra nga Juventusi, Vidal puth stemën e bardhezinjve dhe nuk feston golin

Dy gola, por vetëm njëri i vlefshëm. Kështu ka nisur supersfida mes Interit dhe Juventusit. Ronaldo shënon i pari, por i gjendur në pozicion jashtë loje menjëherë do të vinte edhe anulimi. Ndërkohë kundërpërgjigja nuk ka vonuar gjatë. Në minutën e 12 ishte një ish-bardhezi një ndëshkon “zonjën e vjetër”.

Arturo Vidal e dërgon rrjetën pas shpinës së Sheznit, megjithëse në fund nuk zgjedh të festojë. Me sa duket kilianit nuk i ndahet zemra nga Juventusi, teksa një moment i afërt me Xhorxho Kielinin përpara fillimit të takimit ka bërë xhiron e rrjetit. I qeshur dhe i përqafuar me mbrojtësin italian, Vidal zgjedh të puthë stemën e Juventusit, që gjendej në veshjen e Kielinit. Padyshim që një veprim i tillë nuk ka lënë një shije të mirë për tifozët e Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online