VIDEO/ Konte thyen “mallkimin” dhe Italia vishet zikaltër, një asist magjik në stilin “Bonuçi” zhyt Juventusin

Italia është veshur zikaltër mbrëmjen e sotme. Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit ka përfunduar në shifrat 2-0, me ekipin e Kontes që i jep fund mungesës së fitores ndaj bardhezinjve që nga shtatori i vitit 2016. Një rekord pozitiv është vendosur më në fund edhe për Antonio Konten, i cili kurrë në karrierën e tij nuk kishte mposhtur “zonjën e vjetër“, por sot ky “mallkim“ ka marrë fund.

Interi triumfon me meritë, teksa ishte më i mirëvendosur dhe me më tepër ide të qarta në fushën e lojës. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Juventusin, që sot nuk kishte një Pirlo në mesfushë, pasi mungonte kreativiteti. Rrjetën e tund i pari një ish-bardhezi, Arturo Vidal, që në minutën e 12 të takimit, ndërsa për të dytin do të mendonte Barela.

Ishte një asist magjik në stilin Bonuçi që erdhi nga mbrojtësi i talentuar, Bastoni, i cili që nga prapavija e tij jep një top të gjatë në perfeksion për Barelën. Ky i fundit e gjen më pas veten në zonë, nga ku e dërgon topin pas shpinës së Sheznit, duke zhytur kështu përfundimisht Juventusin me këtë gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online