VIDEO/ Reali i Madridit digjet në “ferrin” e Bilbaos, një gol në minutat e fundit eliminon edhe “los blancos”

Reali i Madridit i ka thënë lamtumirë Kupës së Mbretit që në fazën çerekfinale. “Los blancos” janë djegur në “ferrin” e Bilbaos, e cila ka fituar me një gol në minutën e 89 të sfidës. Skuadra madrilene është pritur me një atmosferë të nxehtë dhe aspak pozitive në stadium, teksa tifozët vendas i kanë vërshëllyer dhe kanë goditur me shishe autobusin e tyre.

Një atmosferë kjo që i ka shoqëruar përgjatë gjithë mbrëmjes, që nuk ka qenë aspak e bukur për ta. Kur dueli pritej të shkonte në kohën shtesë ishte Alejandro Berenguer Remiro ai i cili tundi rrjetën dhe bëri që stadiumi “San Mames” të oshëtinte nga britmat e tifozëve baskë.

Atletiko Bilao pret kështu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku i përballë do të kenë skuadrën e Valencias. Ndërkohë vlen për tu përmendur fakti se në top 4-shen e këtij kompeticioni nuk ka mbetur asnjë ekip i madh spanjoll, me Realin e Madridit që u eliminua mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GarraSportsMx/status/1489364139126439939

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online