VIDEO/ Reali bën të pamundurën brenda pak minutave, Benzema përmbys Sevillen në minutat shtesë

Përmbysje e madhe në Sevilla, teksa Real Madrid bën të pamundurën brenda pak minutave. Vendasit kaluan menjëherë në avantazh të dyfishtë me golat e Rakitic dhe Lamela. Në pjesën e dytë zëvendësimet e bëra nga Ancelotti dhanë efektin e tyre.

Në minutën e 50 shënon Rodrygo, i sapo futur në fushën e lojës, duke ngushtuar shifrat. Në minutën e 83-të Fernandez, i sapo futur dhe ky, barazon shifrat. Goli i fitores do të vinte në minutën e 92-të nga i përhershmi Benzema i cili vulos fitoren. Zëvendesimet dhe Benzema fitojnë ndeshjen me përmbysje dhe çojnë Realin në kuotën e 75 pikëve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online