Botoshani ka mposhtur sot me shifrat 2-1 ekipin e Akademia Klinceni. Një fitore kjo që vjen për meritë të lojtarit shqiptar, Realdo Fili. Ish-futbollisti i Luftëtarit tregohet spektakolar dhe ka rrëmbyer 3 pikëshin për skuadrën e tij me dopietën e realizuar gjatë ndeshjes.
Goli i parë do të vinte në minutën e 39 të takimit, kur i gjendur në zonën kundërshtare 24-vjeçari e dërgon topin me të djathtën e tij në cepin e portës. Kundërshtarët barazojnë në pjesën e dytë, por Botoshani reagon menjëherë me Filin. Në minutën e 65, lojtari shqiptar merr një asist në zonë dhe prej aty tund sërish rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram
View this post on Instagram