Nuk është parë kurrë në futboll! Arbitri harron dhe mbyll lojën para kohe në La Liga, i kthen sërish ekipet të luajnë…1 minutë

Një episod aspak i zakontë ka ndodhur sot në La Liga. Siç nuk është parë kurrë në historinë e futbollit, arbitri harron për një moment minutat shtesë të dhëna dhe mbyll lojën përpara kohe. Ngjarja ka ndodhur në duelin mes Sevijas dhe Granadas, që u fitua 2-1 nga vendasit. Por kur duhej edhe një minutë lojë për të dëgjuar vërshëllimën e trefishtë, arbitri vendos të sinjalizojë përfundimin e lojës që në minutën e 93-të.

Ky vendim padyshim që ka lënë të habitur lojtarët, sidomos ata të ekipit të Granadës, që shpresonin për një barazim të mundshëm në ekstreme. Megjithatë urdhërat i jep gjyqtari dhe skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes. Por jo për shumë kohë, pasi De Burgos mëson më pas për gabimin e bërë dhe i rikthen përsëri lojtarët në fushën e lojës. Një rikthim për të luajtur pjesën e mbetur të lojës për… vetëm 1 minutë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online