Botoshani ka mposhtur Sepsi Sf. Gheorghe ditën e sotme me shifrat 2-1. Protagonist në këtë takim ishte edhe lojtari shqiptar, Realdo Fili. Ish-lojtari i Luftëtarit është abonuar me golin në Rumani, teksa sot shënon golin e tij të 4-t në katër përballjet e fundit.
Në minutën e 49, Fili merr një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe nuk ndalet deri sa e sheh veten në zonën e rreptësisë. 24-vjeçari merr përpara ngado dhe në fund aksionin e tij e mbyll me një tundje rrrjete. Një gol ku që pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit mban peshën e fitores për Botoshanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram