“Nuk prisnim mrekulli“, trajneri komenton debutimin nga minuta e parë të Muçit: E nisi mirë, pastaj më iku nga sytë

Legia e Varshavës ka barazuar sot 0-0 kundër Vislas së Krakovës. Kjo ndeshje është edhe e para për Ernest Muçin nga minuta e parë për skuadrën polake. U desh që Legia të shpallej kampione, për të parë talentin shqiptar të debutojë nga fillimi i lojës me skuadrën e re. Kohën e gjatë për t’i dhënë shansin e ka vënë në duke edhe vetë trajneri. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Michniewicz komenton edhe paraqitjen e bërë nga Muçi.

Kreu i pankinës së Legias vlerëson minutat e para të 20-vjeçarit, ndërsa performanca e tij ra më pas, duke mos qenë shpesh në sytë e tij. Megjithatë, kjo është diçka që pritej për teknikun polak, i cili bën të qartë se do të ketë më tepër hapësira për ish-sulmuesin e Tiranës në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit.

“Kohë e gjatë për të marrë shansin e tij. Ai luajti kur u bëmë kampionë të Polonisë. Luajti në një mjedis të mire, sepse pothuajse të gjithë lojtarët që fituan kampionatin ishin në fushë me të. Fillimi ishte shumë i suksesshëm. Ai ishte i dukshëm, kishte një rast dhe disa lojëra të këndshme.

Pastaj ai ishte pak larg syve të mi. Sidoqoftë, ne prisnim që kjo të ndodhte sepse ai nuk kishte qenë në formacionin startues për një kohë të gjatë. Prandaj, ne nuk prisnim mrekulli, por deri në një pikë Muçi luajti në mënyrë premtuese. Mendoj se ai do të marrë më shumë shanse në dy ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Czeslaw Michniewicz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online