VIDEO/ Real Madrid përplaset në murin e Berat Gjimshitit, Mendy i jep të vetmen zgjidhje

Pas minutave të shumta vuajte, Reali i Madridit ia ka arritur të dalë fitues nga sfida e mbrëmjes së sotme kundër Atalantës. Nëse shihen vetëm emrat e skaudrave në letër, triumfi për “los blancos” do të dukej thjesht një formalitet, por fusha e lojës ka treguar të kundërtën. “Galaktikët” janë përplasur në murin e Berat Gjimshitit, duke e pasur të vështirë të gjejnë rrugën e rrjetës. Dalja me karton të kuq e Freuler në minutën e 17 dukej se do ia shtronte rrugën drejt golit Relit, por nuk rezultoi kështu.

Mbrojtja e Gasperinit ka funksionuar gati në perfeksion, duke mos i lënë hapësira “mbretërve“ të Europës për të tundur rrjetën. E në fund, kur kronometri shënonte minutën e 86, ishte Mendy ai që i dha madrilenëve të vetmen zgjidhje. Një gjuajtje e kalibruas saktë nga jashtë zone, vetëm në këtë mënyrë mund të kalonte topi pas shpinës së Golinit. Skuadra e Zidane djersin shumë për të arritur nëj fitore minimale 0-1, që i lehtëson disi situatën për ndeshjen e kthimit, teksa i gëzohet golit në fushë kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GreatWhite_9/status/1364693532351455233

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online