VIDEO/ Mançester Siti një hap larg kualifikimit, siguron të 18-ën fitore radhazi

0

Mançester Siti fitoi me lehtësi ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Uefa Champions League ndaj Borusia Mynshengladbah. Ndeshja u luajt në një zonë neutrale, pikërisht në Hungari, për shkak se Gjermania ka mbyllur kufijtë me Anglinë. Golat u shënuan nga Silva në minutën e 25-të dhe Gabriel Jesus në të 65-tën.

Skuadra e Guardiolës nuk po tregon aspak shenja lodhjeje, duke fituar ndeshje të njëpasnjëshme. Ky triumf ishte i 18-i radhazi për “qytetarët”, të cilët tashmë janë një hap larg kualifikimit në fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Nga ana tjetër, gjithçka shkon keq për Mynshengladbah, që pëson 2 gola në shtëpi dhe i duhen të paktën 3 gola për të përmbysur këtë rezultat./Elio Hajdari-Sport Ekspres

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.