VIDEO/ Kur Mesi të kërkon fanellën, reagimi i portierit kundërshtar bën xhiron në rrjet

Barcelona është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur bindshëm me shifrat 3-0 ekipin e Elche. Dy gola mbajnë firmën e Lionel Mesit, i cili shënoi në minutën e 48 dhe të 68 të takimit. Por një episod në fundin e kësaj ndeshjeje ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke bërë xhiron e rrjetit.

Portieri i Elche, Badia, i ka kërkuar yllit argjentinas fanellën pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit. 6 herë fituesi i Topit të Artë ka pranuar, ndërsa më pas e ka befasuar duke i kërkuar fanellën e tij në shkëmbim.

Diçka e tillë nuk pritej nga gardiani, i cili për një moment heziton i habitur. Badia ndoshta nuk e kishte çuar ndonjëherë nëpër mend se një lojtar që cilësohet si ndër më të mirët që ka njohur historia të kërkonte fanellën e tij. Fytyra e tij i tregon të gjitha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FollowFrenkieS/status/1364665703182315521

One thought on “VIDEO/ Kur Mesi të kërkon fanellën, reagimi i portierit kundërshtar bën xhiron në rrjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online