Luftëtari mori një barazim me shumë vlera ndaj Partizanit, por në sekondat e fundit të ndeshjes bluzinjtë kishin një mundësi fantastike për të shënuar dhe golin e fitores. Pas një topi të gjatë Rapo foli i vetëm me Xhikën, por edhe pse pas tij kishte edhe dy shokë të skuadrës, u nxituar duke tentuar portën, por nuk ishte i saktë.
Minuta e fundit e lojës dhe më se normale që askush nuk do të ishte aq i qetë sa për të menduar më gjatë, ndaj lojtari nuk mund të akuzohet, edhe pse skuadra mund t’i kishte bërë vetes një dhuratë të bukur për festa e fundvitit.
Për t’u veçuar reagimi i trajnerit Gentian Mezanit pas humbjes së këtij rasti. Tekniku vlonjat nuk po i besonte syve se si nuk iu kthye në gol ai kundërsulm. Trajneri u duk i dëshpëruar për këtë episod, edhe pse pas ndeshjet tregoi se edhe një pikë nuk është keq ndaj skuadrës kryesuese.