VIDEO/ Rasti i humbur i peshon shumë! Tifozët nuk kursejnë as Mbapenë, i kujtojnë rastin e Dembelesë

PSG nuk arriti të rrëmbente për herë të parë në historinë e saj trofeun e lakmuar të Champions League. Francezët janë mposhtur me shifrat minimale 1-0 nga Bajerni i Mynihut, ndërsa ajo që vihet re është mungesa e rrezikshmërisë nga yjet Nejmar dhe Mbape. Madje ky i fundit ka nisur të kryqëzohet tashmë në rrjet nga tifozët.

Nëse ka një fajtor për humbjen e PSG-së sonte, atëherë për tifozët emri i tij është vetëm Mbape. Në minutën e fundit të pjesës së parë, sulmuesi francez shërbehet mjaft mirë në zonë dhe hapësira nuk i mungon, por në fusn gjuajtja lë për të dëshiruar. Lojtari zjgedh të godasë në qendër dhe një gjuajtje e tillë nuk ishte aspak kërcënuese për një portier si Nojer.

Një rast ky që po peshon shumë mbi shpatullat e Kilian Mbapesë, pasi në rast goli ndoshta finalja do të kishte folur ndryshe dhe mund të ishte PSG ajo që ngrinte trofeun.

Tifozët e kanë krahasuar këtë moment me atë rast të humbur nga Dembele në ndeshjen që Barcelona fitoi 3-0 kundër Liverpulit sezonin e shkuar. Në minutën e fundit të ndeshjes francezi dështon të shënojë dhe pas triumfit të “the reds” në “Anfield” u qujat përgjegjës për eliminimin dhe u kryqëzua nga kritikat e shumta.

Duket se e njëjta gjë kërkohet nga tifozët këtë herë, që dëshirojnë të veshin fajin e dështimit mbi Mbape. Fakti që ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe se është një nga talented më premtues për të ardhmen nuk mjafton, pasi të jesh në majë duhet të tregosh veten në ndeshje të tilla. Tifozët e dinë mirë dhe nuk kanë ndërmend të tolerojnë as një emër si Kilian Mbape./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/aristharkov/status/1297621980821229571

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online