Shpërthen në lot pas vërshëllimës, Nejmar “lan pengun” e madh duke prekur trofeun

Bayern Munchen është kampioni i Champions League, teksa mposhti në finalen e madhe Paris Saint Germain me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kingsley Coman në minutën e 59-të. Edhe pse pritej shumë nga lojtari më i mirë i skuadrës franceze, Neymar nuk arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshjë, pavarësisht se gjendej kudo në fushë për të ndihmuar skuadrën.

Braziliani e donte shumë këtë trofe dhe bëri gjithçka për të dalë fitimtar nga Lisbona, por përballë kishte skuadrën më të mirë në botë. Në fundin e ndeshjes, kur tashmë çdo gjë kishte mbaruar, Neymar shpërtheu në lot. Në momentin ku u shpërndanë medaljet, sulmuesi 29 vjeçar shkoi pranë trofeut dhe e preku atë, duke treguar dhe njëherë dëshirën e tij mjaft të madhe për tu shpallur kampion i Europës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online