VIDEO/ Ja se çfarë do të thotë Champions League për Bajernin, këta janë kampionët e Europës!

Bayern Munchen fitoi Champions League për herë të 6-të duke barazuar kështu Liverpulin dhe tashmë renditet në vendin e tretë, me vetëm 1 trofe të Champions League më pak se Milani. Bavarezët ishin padyshim ekipi më i mirë i këtij kompeticioni, duke eleminuar ekipe si Chelsea dhe Barcelona si dhe duke mos u vënë asnjëherë në moment të vështirë.

Pas këtij dominimi absolut, lojtarët e Bajernit mezi e pritën momentin e ngritjes së trofeut, të cilin e nisi Neuer si kapiten i ekipit dhe më pas të gjithë patën mundësiën të preknin kupën më të lavdishme në Europë. Sigurisht që nuk munguan dhe gjestet humoristike, teksa një nga lojtarët e Bajernit e ka kthyer trofeun e Champions League me kokë poshtë dhe e vendosi në kokë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online