VIDEO | Rastet e diskutueshme në Vlorë, gjyqtarët e bëjnë lëmsh në pak minuta

Flamurtari kishte shumë rezerva në fundin e ndeshjes për gjykimin, me trajnerin Daja që nuk u kursye aspak në drejtim të kryesorit Eldorian Hamiti. Lezhjani ishte përzgjedhur për të vënë drejtësi në “derbin bregdetar”, por raste e diskutueshme janë jo të pakta.

Pjesa e parë në Vlorë solli dy gola, por në të dyja rastet kishte momente të diskutueshme. Si fillim marrim në shqyrtim realizimin e Danilo Alvesh. Vërtetë për t’u përgëzuar skema e kuqezinjve, por pasimi i Tomislav Bushiç për brazilianin është shumë i diskutueshëm. Nga përsëritja duket se autori i golit është më i avancuar se kroati. Pavarësisht protestave të durrsakëve goli u sinjalizua i rregullt.

Vetëm 8 minuta më vonë një tjetër rast i dyshimtë ishte ai i akordimit të faullit që solli dhe golin. Në të njëjtin vendim mund të veçohen dy momente. Nëse shihet me kujdes Latif nuk ndalet nga Veliu, por pavarësisht kësja gjyqtari ndërpret lojën. Siç shihet dhe në video, sulmuesi i Teutës simulon.

Edhe pse gjyqtari “u mashtrua” nga autori i katër golave, sërish ishte i pasaktë, pasi nëse do të ishte vërtetë faull, ishte brenda zone, ose e thënë ndryshe kishim të bënim me një 11-metërsh. Gabime të njëpasnjëshme në pak minuta.

Edhe në momentin e tensionit situata nuk u menaxhua siç duhet, pasi u pa që Batha nuk u kurseu goditjet për mbrojtësin e Teutës, edhe pse loja ishte ndalur, për të mos thënë më pas që situata degradoi në konfrontime të lojtarëve që nuk ishin pjesë e faullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online