VIDEO/ Rastësia e frikshme! I njëjti gol dhe e njëjta lëvizje turpëruese për mbrojtësin, Anis Mehmeti përsëriti Armando Brojën e Southampton

Anis Mehmeti është aktivizuar nga stoli në fitoren 5-0 të Bristol City kundër Blackburn. Futbollisti shqiptar do të hynte në fushë në minutën e 71 dhe vetëm 2 minuta më vonë, pasoi një magji e vërtetë. Pasi ia mori topin nga këmbët kundërshtarit, Mehmeti hyri në zonë, me një lëvizje të gënjeshtërt të trupit nxori tërësisht jashtë loje mbrojtësin kundërshtar dhe më pas gjeti cepin e rrjetës.

Ky gol është i njëjti me realizimin e Armando Brojës në kohën e Southampton kundër Ëest Ham. E njëjta lëvizje turpëruese për kundërshtarin, i njëjti realizim, thuajse një rastësi e frikshme. Edhe në atë kohë Broja kishte të njëjtin veprim për t’iu shmangur mbrojtësit të fundit duke gjetur të njëjtin cep rrjete. /Sport Ekspres/

Broja goal
byu/Albaniafootball insoccer