Burnley i është drejtuar tunelit për në dhomat e zhveshjes me një avantazh 2-0 pas përfundimit të pjesës së parë kundër Southampton-it. Collins kërcen në zonë dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë në minutën e 44-t. Në lojë hyn edhe sistemi VAR, i cili rishikon golin për një pozicion të mundshëm jashtë loje.
Situata ishte e ngjashme me golin e anulluar të Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Handanovic nuk pati mundësi të reagonte për të pritur gjuajten e Benacer-it, ndërsa parpara tij gjendej njëri prej lojtarëve të Milanit. Kaq mjaftoi që gjyqtari ta cilësonte golin si të parregullt. Por e kundërta ka ndodhur në Premier League. Pas rishikimit të pamjeve, arbitri ka vendosur ta konsiderojë gjithçka të rregullt, duke legjitimuar festën e lojtarëve të Burnley-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/