Ashtu si në Superkupën e Italisë, sërish ai vendos një ndeshje të ndërlikuar. Po flasim për talentin e Lacios, Murxhia, i cili me një gol të bukur arrin të mposhtë Viteshen në Holandë, në një ndeshje spektakolare, ku ka rënë në sy sidomos paraqitja e sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica, i papërmbajtshëm në krahun e djathtë dhe që detyroi bardhekaltërit që të merrnin të paktën dy të verdha, teksa trajneri Inzagi ndërroi Lukakun me Luliçin, por edhe boshnjaku hasi vështirësi. Pikërisht nga këmbët magjike të vushtriasit erdhën edhe dy golat e verdhezinjve, që në krahët e entuziazmit arritën të kalonin dy herë në eperësi ndaj Lacios, por u befasuan nga Imobile dhe pikërisht Murxhia.
https://www.youtube.com/watch?v=RxpQoTeSYsI
Strakosha i pafaj në dy gola te Viteshes, teksa Matavc dhe Linsen ishin ata që ndezën shpresnë holandeze. Madje, Rashica bëri edhe një pasim “no look”, pra pa shikuar, me thembër, teksa u shpërdorua si rast. Në fund, suksesi bardhekaltër, në tërësi, për nga mënyra se si shkoi ndeshja, ishte i merituar, edhe pse shumë pak me atë që u pa në fushë, sidomos nga Rashica, që nën sytë e Tares dhe Lotitos shkëlqeu dhe ndoshta preu biletën për në Romë, duke nisur nga janari, ose sezoni tjetër…