Demba Ba është bërë objekt i një sulmi racist dhe lojtari i Shangai Shenhua ka reaguar ashpër ndaj ngacmimeve të Zhang Li, lojtar ky i Çangçun Jatai. Për incidentin e ndodhur ka reaguar edhe klubi i ish-lojtarit të Çelist, Uest Hemit dhe Njukasëllit.
shokët e tij dhe kundërshtarët u munduan ta qetësojnë Demba Ba, i cili a kapi për fyti lojtarin kundërshtar. Mes tyre edhe Odioni Ighalo për minuta të tëra është munduar ta “marrë me të mira” sulmuesin.
Trajneri i Shenhua, Vu Jingui, u shpreh: Superliga kineze ka lojtarë me shumë ngjyra të ndryshme të lëkurës. Duhet t’i respektojmë kundërshtarët tanë dhe të mos ketë diskriminim. Unë nuk mund të qetësohem tani, pasi ndjej keqardhje të madhe për mungesën e respektit ndaj një lojtari”.
Demba Ba is offended by racism wordings from Changchun Yatai player Zhang Li. CFA should take serious disciplinary actions!! #saynotoracism pic.twitter.com/xqGJ54LWrw
— Shanghai Shenhua FC (@shanghaishenhua) August 4, 2018
Ndërkohë klubi i Demba Ba shkruan në faqen zyrtare: “Demba Ba është ofenduar me terma racistë nga lojtari i Çangçun Jatai, Zhang Li. CFA (Federata Kineze e Futbollit) duhet te marrë vendime serioze disiplinore. Thuaj jo racizimit”. Ajo çka pretendohet është se Zhang Li i është drejtuar disa herë sulmuesit Demba Ba me fjalët “o i zi”. Kjo e ka tërbuar sulmuesin dhe në Kinë tashmë është kthyer në çështje.