VIDEO | Qose nuk di të ndalet, tani është kthyer në goleador

Kristi Qose nuk është një i panjohur në vendin tonë. Mesfushori qendror ka provuar të debutojë edhe me kombëtaren e madhe në qershor të vitit 2014. Futej në pjesën e dytë në vend të Andi Lilës në një miqësore kundër San Marinos.

Korçari ka luajtur me Shqipërinë U19 dhe U21, ndërkohë që ka debutuar në moshë të re me PAOK-un në Superligën greke. Panserraikos ishte stacioni i radhës për Qosen, i cili më pas u huazua te Zemplín Michalovce në Sllovaki.

Një sezon aty dhe më pas u transferua te Ružomberok. Është sezoni i dytë me këtë klub. Vjet arriti të luajë 33 ndeshje, ku vetëm në njërën hyri si zëvendësues. Futbollisti 23-vjeçar shënoi edhe dy gola.

SEZONI AKTUAL – Qose po bën një kampionat shumë të mirë, ndërkohë që ka treguar se e njeh mirë edhe portën. Një ditë më parë ai shënoi në barazimin 1-1 në transfertë me Slovan Bratislava, ekipin që kryeson kampionatin.

Për të ishte goli i pestë sezonal, një shifër mjaft e mirë për një lojtar që luan në mesfushë. Sa i takon aktivizimit, nga 16 ndeshje të zhvilluara deri më tani në kampionat, Qose ka zbritur në fushë në 14 prej tyre. Në verë i përfundon kontrata dhe do të duhet të vendosë se ku do të luajë në të ardhmen.

https://www.instagram.com/p/BqmRqtjBoDC/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online