VIDEO/ Qipriotët nuk e harrojnë të shkuarën, bëjnë festë në një minutëshin e heshtjes për vd.ekjen e Mbretëreshës Elizabetë II

Mbretëresha Elizabeta II ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare. Me ndarjen e saj nga jeta është solidarizuar edhe bota e futbollit. UEFA ka lejuar që të mbahet një minutë heshjtje gjatë përballjeve në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës dhe në Ligën e Europës. Por reagimi në Nikosia të Qipros ndoshta nuk pritej nga Mbretëria e Bashkuar apo edhe vetë UEFA.

Lojtarët e Omonias dhe të Sherifit të Tiraspolit u grumbulluan në mesin e fushës për të respektuar një minutëshin e heshtjes, por tifozët nuk i janë bashkuat. Qipriotët nuk e kanë harruar të shkuarën, pasi për vite e vite me radhë kanë qenë nën sundimin e Mbretërisë së Britanisë. Tifozët nuk e kanë respektuar aspak një minutëshin e heshtjes, kohë gjatë së cilës kanë festuar në stadium me brohorima e madje edhe me vërshëllima./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online