“Halandi ishte bërë një barrë për dhomat e zhveshjes”, drejtori sportiv i Dortmundit nuk pendohet për largimin e norvegjezit

Erling Haland është padyshim një nga lojtarët më të mirë të momentit dhe së bashku me Mbapenë pritet të dominojë futbollin në vitet e ardhshme. Norvegjezi u largua nga Borusia e Dortmundit në drejtim të Mançester Sitit këtë verë. Por duket se në Gjermani nuk janë penduar aspak për shitjen e tij. Drejtori sportiv i verdhezinjve është shorehur se Halandi ishte kthyer në një barrë në dhomat e zhveshjes për faktin se gjithçka rrotullohej rreth tij.

“Sado që ne e vlerësonim atë dhe gjithçka që bëri për klubin, ai padyshim u bë një barrë, si për dhomën e zhveshjes, ashtu edhe për klubin. Në thelb gjithçka rrotullohej rreth tij. Kjo është arsyeja pse koha e shitjes ishte e drejtë, si për ne ashtu edhe për Sitin. Këtë e vërteton edhe fakti se 10 gola këtë sezon u shënuan nga 10 golashënues të ndryshëm”, ka thënë Sebastian Kehl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online