Video që tregon sesa e do Guardiola trofeun e Champions League, zihet me De Bryune edhe pse Manchester City po fitonte kundër Realit

Manchester City arriti në finalen e Champions League për herë të dytë në histori. Sonte në Etihad qytetarët mposhtën Real Madridin me rezultat 4-0 dhe do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun e parë në këtë kompeticion. Se sa kujdesen te anglezët për të shkuar deri në fund, e tregon skena nga ndeshja ku Kevin de Bruyne dhe Pep Guardiola u grindën në mes të një sulmi.

Edhe pse nga jashtë çdo gjë duket perfekte në Manchester City, skena e minutës së 50-të tregon se sa shumë kujdeset ky trajner për suksesin dhe trofetë në Champions League, pasi në mes të ndeshjes u grind me De Bruyne.

Belgu shkoi përpara në një sulm, nuk arriti të bënte shumë sepse humbi topin dhe më pas Guardiola vendosi t’i hidhte disa fjalë nga pankina. Mesfushorit nuk i pëlqeu kjo dhe vendosi t’i përgjigjet trajnerit. Të dy thanë disa fjalë më shumë, tundën duart dhe dukej se kishte pakënaqësi të madhe nga të dyja palët.

Në fund, megjithatë, gjithçka u harrua shpejt. De Bruyne u largua nga ndeshja në minutën e 84-të dhe Pep e priti ngrohtësisht me përqafim dhe shfaqi qartë emocionet e tij ndaj 31-vjeçarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online