“Luajtëm me dhimbjen e një viti që e mbanim në bark”, Guardiola ngre në qiell Kurtuanë: Ia dhanë Topin e Artë Benzemasë, por do ta meritonte ai

Mançester Siti është hakmarrë ndaj Realit të Madridit për eliminimin e sezonit të shkuar. “Qytetarët” kanë mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 madrilenët, duke firmosur kështu kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve. Guardiola ka folur për mediat pas përfundimit të ndeshjes, ku ka thënë se ekipi i tij ka luajtur me dhimbjen e mbartur që prej një viti.

“Gjithmonë pres të bëjmë mirë, nuk e prisja këtë superioritet, luajtëm me dhimbjen e një viti që e kishim në bark. Morëm energji fantastike. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë me intenditet të madh.

Pritjet e Kurtuasë? Ajo që ai bëri vitin e kaluar po kalonte nëpër kokën time. Ata ia dhanë Topin e Artë Benzemasë, por nëse ia jepnin atij, do ta meritonte. Në pjesën e dytë nxituam, Gundogan humbi topin, Kevin bëri tre kalime të panevojshme. Luan me shumë… jo ankth, por e sheh afër dhe nxiton”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online