Video që tregon se çfarë legjende është Luka Modric, u ngritën në këmbë të gjithë tifozët e Mallorca për ta duartrokitur

Real Madridi ka fituar ndaj Mallorca në shifrat 1-0 dhe në qendër të vëmendjes në fund të ndeshjes ka qenë lojtari kroat, Luka Modric, pasi në tribuna kemi parë skena vërtet fantastike. Paraqitja e shkëlqyer e Modric nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët e Mallorca-s.

Kur panë numrin dhjetë në tabelën e ndërrimit dhe kur spikeri tha se Modric po largohej nga loja, tifozët e Mallorca-s e larguan mesfushorin me përvojë jashtë fushës me duartrokitje, gjë që është vërtet e lavdërueshme. Dhe Modric u kënaq kur dëgjoi reagimin e tifozëve të Mallorcas dhe kuptoi se ata po e duartrokisnin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Modric
byu/Albaniafootball insoccer