Video që po bën xhiron e botës, Mohamed Salah dhe Trent Arnold “ishin në gjumë” dhe harruan shokët e tjerë të ekipit

Liverpooli pati një nisje të keqe në sezonin e ri të Premier League. Zëvendës kampioni i Anglisë dhe Europës është ende në gjendje gjumi. Në gjumë janë edhe lojtarët kryesorë, ndaj një skenë interesante ka ndodhur para ndeshjes me Crystal Palace. Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold luajtën rolet kryesore në të.

Ata harruan se para ndeshjes ka një përshëndetje me ekipin kundërshtar dhe se shokët e tjerë po shkonin në drejtim të tyre. Më pas egjiptiani kuptoi se nuk kishte njeri pranë tyre dhe ndoqi pjesën tjetër të ekipit. Kjo skenë bëri shumë njerëz të qeshin. Më së shumti komentohet se ky rast lidhet me letargjinë e të kuqve në fillim të sezonit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *