Sezoni i ri, fytyra të reja/ Tirana e vetmja që i rezistoi tundimit, Shehi i mbijeton “sëmundjes” së vjetër të klubeve shqiptare

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit 2022/23 të “Abissnet Superiore”-s. Sezoni i ri i gjen skuadrat me fytyra të reja. Thuajse të gjitha ekipet kanë ndryshuar trajnerët e tyre përpara sezonit të ri. Një “sëmundje” e vjetër që i ka shoqëruar klubet shqiptare prej vitesh. Tundimit për të shkarkuar trajnerin deri më tani i rezistoi vetëm Tirana.

Në kampionatin e shkuar, bardheblutë ishin unik, pasi e nisën dhe e mbyllën vitin e tyre futbollistik me të njëjtin trajner. Të gjitha skuadrat e tjera pjesëmarrëse kanë ndërruar të paktën një trajner përgjatë sezonit, duke mos hequr dorë nga tundimi që i ka joshur prej vitesh në momentin e parë që shohin rezultatet negative. Orges Shehi sheh të jetë i vetmi nga kolegët e tij që ka ruajtur stolin dhe që do ta nisë po në krye të pankinës edhe në sezonin e ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online