Arbitri i mohoi festën, goli i anulluar nervozon Ezenë: Kontrolloni pamjet dhe do ta shikoni, jam shumë i mërzitur

Eze nuk mundi ta festonte dot golin e 6 në Kategorinë Superiore mbrëmjen e djeshme. Ishte pikërisht anësori i takimit që sinjalizoi pozicion jashtë loje gjatë ndeshjes me Tiranën, duke e quajtur të pavlefshme atë rrjetë të tundut. Një vendim i dyshimtë ky, që zgjoi reagimin e klubit, ndërsa vetë sulmuesi nuk e ka fshehur mërzinë në intervistën për mediat.

“Nuk jam i kënaqur, nuk jam i lumtur. Unë e dija se nuk isha pozicion jashtë loje, kontrolloni pamjet filmike dhe do ta shikoni. Nuk di ç’të them përveçse që jam shumë i mërzitur. Nëse do të kishim qenë në avantazh 1-0 do të kishte qenë ndryshe, por gjyqtari anësor na e mohoi”, ka deklaruar Patrik Eze./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online