Video që i tregon të gjitha për shpirtin e garës te Laçi, Velkoski feston si të ketë shënuar gol

Laci ka treguar edhe njëherë tjetër se do ta mbajë ende lart emrin e Superiores në Europë. Kurbinasit kanë barazuar në transfertën me Petrokub në Moldavi, 0-0. Një ndeshje ku ekipi i Duros luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 27.

Për këdo që mund të nënvlerësojë kundërshtarin, duhet të ritheksojmë se diskutime të tilla nuk na shkojnë për sa kohë ekipi kampion i Superiores ka humbur të treja ndeshjet, dy kundër Dudelange dhe një me Zrinjkskin.

Ajo që veçohet te Laci është shpirti i garës dhe sakrifica e lojtarëve. Mjafton që të shohim minutën e 82. Dajsinani nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë dhe do të bënte sërish një dalje të gabuar, ndërsa Velkoski shkoi në rolin e mbrojtësit të fundit për ta nxjerrë topin nga rrjeta. Menjëherë nisi edhe festimi i madh… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online