Ekskluzive/ “Nuk e prisja kaq mbështetje nga tifozët”, Lorik Boshnjaku paralajmëron Craiovan: Ne nuk kemi çfarë humbim me ju, për kualifikim…

Lorik Boshnjaku ishte lojtari i mbrëmjes te Vllaznia. Mesfushori i ardhur nga Prishtina ka shkëlqyer në debutimin ndaj Craiovas, duke rrëmbyer shpeshherë duartrokitjet e tifozëve në Loro Boriçi. Në një prononcim për Sport Ekspres pas ndeshjes, Boshnjaku u shpreh i befasuar nga mbështetja e tifozëve.

“Të them të drejtën, nuk e prisja një mbështetje aq të madhe nga tifozët. Na ndihmoj shumë përkrahja e tyre, na motivoi dhe prandaj u jemi falenderues.

Më la shije shumë të mirë atmosfera me gjithë ata tifozë që ishin mbrëmë. Shpresoj të na mbështesin në numër të madh edhe në kampionat pasi janë lojtari i 12. Shpresoj se kam bërë zgjedhjen e duhur me ardhjen te Vllaznia.

Craiova? E shoh të mundur kalimin më tej, besoj shumë te ky grup që kemi, nuk kemi se çfarë humbim, presioni do të kalojë tek ata. E shpresoj shumë atë kualifikim”, tha Boshnjaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online