Video që i tregon të gjitha! “Nga roli i krokodilit te goli që të thërret”, momenti kur Lionel Mesi i ulëret Veratit që nuk i pasoi

Përse Lionel Mesi po rezulton dështim te PSG? Frika më e madhe që ishte në transferimin e argjentinasit, është bërë realitet. Nëse te Barcelona ishte e gjithë skuadra që punonte për Mesin, te PSG është krejtësisht e kundërta. Mesazhi u dha që në ndeshjen kur PSG fitoi me shifrat 2-0 ndaj Manchester City. Argjentinasi e pa veten duke bërë “rolin e krokodilit” për të qëndruar poshtë murit mbrojtës teksa te “qytetarët” po bëheshin gati për goditjen e dënimit.

Më shumë sesa përulësi ishte mesazhi për të treguar se në fund të fundit, argjentinasi është i ardhur në qytet. E për të mbërritur te ky eliminim në Champions League nga Reali i Madridit. Një fantazmë e vërtet ishte Mesi në fushë ne blertë, teksa në fundin e pjesës së parë shihet qartë se Verati nuk i pason kur argjentinasi ndodhej në pozicionin ideal për të shënuar. I gjithë irritimi shkoi me mesfushorin e PSG që nuk besoi te këmbët e Mesit por kërkoi kombinimin më të vështirë… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online