Video që i dëshmon të gjitha! Nejmari ishte jo më kot lojtari i ndeshjes, përtej rasteve të humbura

0

Nejmar asistoi në golin e parë të shënuar nga Marquinho në ndeshjen të cilën parizienët e fituan me rezultatin 1-2, në minutat e fundit të takimit. Gjithashtu braziliani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi gjendej kudo për të ndihmuar skuadrën që të krijonte aksione. Deri në minutën e 90-të mbështetësit e PSG ishin duke e sulmuar në rrjetet sociale Nejmarin, për shkak të dy rasteve flagrante të humbura.

Akuzat shkuan deri aty sa disa prej tifozëve filluan ta cilësonin sulmuesin e krahut të majtë si dështimin e ndeshjes. Megjithatë pavarësisht dy rasteve të humbura, 20 vjeçari arriti të driblojë kundërshtarët për më shumë se 17 herë, një shifër e mahnitshme që rrallë se mund të arrihet në një ndeshje të vetme. Disa prej “mashtrimeve” të lojtarit në fushën e lojës mund të bëhen vetëm në Play Station, duke tërhequr pas vetes gjithë ekipin kundërshtar. Në videon e mëposhtme keni mundësinë të gjitha driblimet magjike të krijuara nga ylli i Brazilit, Nejmar Jr. /Elio Hajdari- Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.