Kualifikim mes dramës? Jo për Nejmar, çudit me deklaratën: Nuk e mendova kurrë se do eliminoheshim

0

Paris Saint Germain ishte favorite në letër për tu kualifikuar në gjysëmfinale, por edhe njëherë Atalanta tregon se nuk është ekip që mund ta mundësh lehtë. Francezët arritin të fitonin vetëm në minutat e fundit, ku përmbysën rezultatin në 1-2. Teksa minutat që kalonin po e bënin akoma më të vështirë “remontadan”, Neymar shprehet se për asnjë moment të vetëm nuk e mendoi eliminimin, pavarësisht se suksesi erdhi në 5 minutat e fundit.

“Është një natë e magjishme, por ishte mjaft e vështirë. Atalanta është një skuadër e shkëlqyer, kanë luajtur shumë mirë të gjithë sezonin. Janë surpriza e Seria A.  Nuk e mendova asnjëherë eleminim që nga fillimi deri në fund. E dija se e kishim një vend për në gjysëmfinale, e dija që do ta shënonim një gol. Pas golit të parë, gjithçka u bë më e lehtë. Asnjëherë nuk e dorëzuam edhe kur nuk po mundeshim të krijonim aksione”- u shpreh Neymar.

Edhe pse e duket e pabesueshme, por mungesa e ndenjës së frikës nga eliminimi, duket se Neymar e ka besuar vërtet këtë gjë. Në momentin e shënimit të golit të dytë Choupo-Moting, braziliani ishte lojtari që gëzoi më pak, pasi në mendjen e tij PSG e kishte fituar ndeshjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.