PSG është rikthyer tek fitorja pas humbjes në mesjavë në Champions League. edhe një herë tjetër kampionët e Francës dëshmojnë se nuk njohin asnjë rival në kampionat dhe se ata bëjnë ligjin.
Nisi në malore ndeshje për të besuarit e Tuhel, të cilët e pan veten në disavantazh, vetëm pas 11 minutash, pasi Rabiot e shtyu gabimisht topin në fundin e rrjetës së tij. Gjithsesi, PSG arriti që të barazonte që në pjesën e parë me një gol fantastik të Di Marias. Argjentinasi dhe një herë tregoi klasin e tij me një goditje nda distanca. Në fraksionin e dytë, ishte Meunier që shënoi dhe golin e dytë pas një pasimi të Nejmar. Për të vulosur gjithçka mendoi Çupo-Moting, i cili m mjaft qetësi realizoi golin e tretë.
Fitorja e gjashtë në po kaq ndeshje në kampionat për PSG-në që tani nis shkëputjen, pasi ndodhet 5 pikë larg Lilës, që është skuadra që renditet pas tyre në klasifikim për momentin. Rena në anën tjetër mbetet në kuotën e 7 pikëve dhe e sheh veten në mesin e klasifikimit.
Nga minuta e parë këtë ndeshje e nisi Bufon mes kuadratit të portës, por duhet të përmendet se i gatshëm për këtë sfidë nuk ishte Kilian Mbape, për shkak të kartonit të kuq të marrë një javë më parë.